Tirana
overcast clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.5kmh
90 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
17 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

I nxori VIDEON lezhjanit që kishte marrë 200 mijë lekë për vota, 38 vjeçari kërcënohet nga fisi i Gëzim Paplekajt, Policia i prangos të katërt (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Katër anëtarë të fisit Paplekaj, Mirash, Gëzim, Donald dhe Jetmir Paplekaj, janë prangosur nga Policia e Lezhës pasi kanë kërcënuar dhe kanosur 38 vjeçarin Ylli Kacoli.

Të katër këta shtetas kanë kanosur Ylli Kacolin me qëllim që ky i fundit të bënte kallëzim të rremë në SPAK, ndërsa i kanë dëmtuar dhe makinën. 38 vjeçari publikoi një video në rrjetet sociale, e cila u shpërnda nga të gjitha mediat, ku Gëzim Paplekaj shprehej se kishte marrë 200 mijë lek për 4 vota.

Duke qenë se kjo vepër penale kategorizohet si “Krim zgjedhor”, ajo tashmë është në dorën e Prokurorisë Speciale SPAK. Mirëpo, telashet që iu hapën Gazim Paplekajt për deklaratën që bëri me zë dhe figurë, duke qenë se rrezikon dhe burgun, kanë bërë që anëtarë të fisit të tij të kërcënojnë 38 vjeçarin që e filmoi.

Ata kanë kërcënuar Ylli Kacolin që të bëjë kallëzim të rremë, në mënyrë që Gazim Paplekaj t’i shpëtojë drejtësisë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img