Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

I nxori armën policit të Shqiponjave, dënohet me 5 vite burg Orges Bilbili, rival i Aldo Bares

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

453a40838b0722dd3f8e56fa3939407d

Gjykata e Tiranës dënon me 5 vite burg Orges Bilbilin. Ky i fundit është i akuzuar dhe për masakrën e Lushnjes ku mbetën të vdekur Zamir Latifi e Jurgen Hoxha.

Sot, togat e zeza e kanë shpallur fajtor Orges Bilbilin për kanosjen e punonjësit të repartit Shqiponja, i cili e neutralizoi në 10 prill 2020, teksa rivali i Aldo Bares përpiqej të largohej. Madje, Bilbili i nxori dhe armën efektivit të Shqiponjave, por ky i fundit reagoi dhe e plagosi.

Ngjarja 1 vit më parë

Më 10 prill të këtij viti, Orges Bilbili, një nga të shumëkërkuarit që akuzohet për vrasje u plagos me armë zjarri nga një efektiv i forcave “Shqiponja” në zonën e Xhamllikut.

Sipas dëshmisë së efektivit që plagosi Bilbilin, i shumëkërkuari kishte nxjerrë një armë zjarri tip pistoletë dhe ia ka drejtuar efektivit duke i thënë të mos afrohej sepse do e vriste.              

Polici që prangosi, ka rrëfyer pas ngjarjes së fillimisht kishte një personi që vrapoi dhe s’iu bind urdhrit “Ndal, policia!”.

“Nga një çantë brezi që mbante krahaqafë ka nxjerrë një armë zjarri, tip pistoletë, të cilën e manovroi në duar për ta mbushur dhe ma drejtoi mua duke më thënë: “Mos u afro se do të vras, mos u afro se do të vras”. Duke parë se nuk po i përgjigjej thirrjes sime dhe kërcënimit real që po më bënte me armën drejtuar, kam mbushur armën time dhe kam qëlluar një herë në ajër”, tha polici.

Efektivi tregon se Orges Bilbili u largua me vrap dhe herë pas here kthente kokën duke i drejtuar armën, ndërkohë që situata kulmoi kur Orges Bilbili u ul të kapte armën që i ra në tokë teksa vraponte.

“I ndodhur në këto kushte, përballë një rreziku të vërtetë për jetën, të padrejtë dhe të çastit, kam qëlluar dy herë me armë në drejtim të gjymtyrëve të poshtme të tij, me qëllim ndërprerjen e veprimeve dhe neutralizimin e tij, pasi isha i bindur se ky person do të më qëllonte. Ai u rrëzua i plagosur në rrugë. I largova me këmbë armën që i ra në tokë dhe prita kolegun. Njoftova Sallën Operative duke kërkuar përforcime dhe autoambulancë”.

Kujtojmë se, nga të shtënat u plagos edhe një kalimtare, ndërkohë që Orges Bilbili është i pandehur edhe në Gjykatën e Posaçme, si një nga autorët e ngjarjes së 11 tetorit në Lushnjë, ku u vranë dy vetë dhe u plagosën dy të tjerë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img