Hapësire reklamuese

Aktualitet

I nxehti përvëlues shënon viktimat e para, shkencëtarët të shqetësuar për anomalinë e temperaturave

Shkruar nga Newsbomb

Temperaturat e larta nuk kanë prekur vetëm Shqipërinë po të gjithë Europën dhe nga kjo situatë janë shënuar dy viktimat e para.

Rasti i parë është shënuar në Rumani dhe tjetri në Poloni. Ndërkohë siç raportojnë medait e huaja, spitalet e pothuajse gjithë vendeve Europiane janë të mbushura plotë me pacient që paraqitern në urgjenca me probleme nga vapa.

Mjekët vazhdimisht bëjnë thirrje për shmangien e ekspozimit në pikun e vapës, nga ora 10:00 deri në orën 16:00 të pasdites. Ndërsa shkencëtarët ngrenë alarmin se kjo situatë është si pasojë e ngrohjes globale dhe nëse nuk merren masa, gjithë Europa do të vazhdojë të ketë dimër të acartë dhe verë përvëluese.

Pritet që temperaturat e larta në vendin tonë të vazhdojnë deri në fundjavë, e mëpas do të vërehet një ulje e ulët e temperatrave me afro 5 gradë celcius.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu