Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I njohur si “Zoti i drogës”, Gjykata e Lartë vendos ekstradimin e Alket Hatijas drejt Italisë, trafikoi kokainë me vlerë 45 milionë euro

Shkruar nga Newsbomb
I njohur si “Zoti i drogës”, Gjykata e Lartë vendos

Alket Hatija i njohur ndryshe si “Zoti” i drogës” do të ekstradohet drejt Italisë. Vendimi për ekstradimin e Hatijës në Itali u dha nga Gjykata e Lartë.

Mësohet se në Shqipëri ai ka kryer 16 vite burg për trafik droge, ndërsa në Itali ka 20 vite të tjera për të vuajtur.

Ai akuzohet se ka trafikuar një sasi rekord droge nga Shqipëria drejt Italisë, rreth 340 kg heroinë dhe rreth 200 kg kokainë që nga viti 2003.

Në total e konvertuar në vlerë monetare, mendohet se sasia e drogës që ka trafikuar ka kapur vlerën e 35-45 milion eurove, para të fituara prej Hatijas.

Në shtetin fqinj, Italinë 45-vjeçari ishte dënuar me 20 vite burg, ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës e kishte cilësuar të paligjshëm arrestimin, me qëllim ekstradimin e tij në Itali. Hatija ndodhet në arrati që prej lirimit të tij nga burgu në 11 korrik të vitit 2017, me vendim të gjyqtarit të Durrësit Petraq Curri.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll