Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

I njohur për muzikën popullore, ndërron jetë këngëtari shqiptar

Shkruar nga Newsbomb
I njohur për muzikën popullore, ndërron jetë

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë këngëtari shqiptar nga Kosova, Ismet Bogujevci, i njohur për muzikën e tij popullore.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije djali i tij me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai shkruan se pas disa sfidave që kanë kalur së bashku, babai është ndarë nga jeta.

“Ju njoftojmë gjithë familjes dhe miqësisë se sot më 13 maj ndërroi jetë më i shtrenjti ynë, kaluam shumë sfida bashkë babë pusho në paqe me tingujt e muzikës tënde që kurrë nuk do të shuhen. Për varrimin iu njoftojmë në vijim”, ka shkruar Rigon Bogujevci në postimin e publikuar në Facebook.

Ismeti ndërkohë ishte solisti ndër dekada i Ansamblit Kombëtar ‘Shota’ dhe i shumë shoqërive të njohura në Kosovë dhe trojet shqiptare.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll