Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
18 °
Sht
19 °
Die
16 °
Hën
17 °
E enjte, 30 Mars, 2023

“I njoh autorët”, detaje të reja nga plagosja me thikë e 40 vjeçarit: U ulën në tavolinën time dhe shokun e çuan të blinte cigare

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me plagosjen me thikë të 40 vjeçarit, Eder Dorzi, tre ditë më parë në një lokal në Tiranë.  Dy autorët e plagosjes së tij kanë hyrë në lokal dhe janë ulur në tavolinën e Dorzit, i cili ndodhej në shoqërinë e një miku të tij.

Mësohet se personat në fjalë i kanë kërkuar shokut të 40-vjeçarit që të blinte një paketë cigareje dhe pas atij momenti kanë nisur të sulmojnë me thikë, duke e lënë të plagosur. Personat që e sulmuan janë larguar menjëherë nga lokali, ndërkohë Dorzi ka dalë nga lokali i gjakosur dhe ka kërkuar ndihmë.

Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që njoftuan ambulancën dhe Policinë për ngjarjen. Ndërkohë, në spital ai ka dëshuar para një oficeri policie, ku ka treguar ngjarjen dhe edhe identitetin e personave që e sulmuan me thikë. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së lokalit ku ndodhi sulmi.

Lexo edhe: Kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në ish-Bllok, i arrestuar për shfrytëzim prostitucioni në Itali

Lexo edhe:PAMJE TË RËNDA/ Ishte duke pirë kafe në një lokal në Bllok, dy persona qëllojnë 27 herë me thikë 41-vjeçarin

Më shumë