
Njëjtë si dhe herët e kaluara deputetët e Partisë Demokratike të cilët kanë qenë të pranishëm gjatë mbledhjes në Komisionin për Çështjet Evropiane, kanë tentuar të bllokojnë punimet.
Kanë qenë deputetët demokratë, Saimir Korreshi, Oerd Bylykbashi dhe Lefter Gëshnjeta të cilët kanë shkaktuar tensione duke bërë që mbledhja të kalojë online.
Ata kanë ndjekur të njëjtin “skenar” si dhe në komisionet e kaluara për të penguar zhvillimet e punimeve dhe kanë theksuar se aksioni i tyre opozitar do të vijojë deri në momentin që mazhoranca do të njohë të drejtat e tyre për ngritjen e Komisioneve Hetimore.
Ndërkohë, pak më herët deputetët u zunë me njëri-tjetrin. Kanë qenë deputetët e Partisë Demokratike, Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku të cilët janë përplasur me njëri tjetrit ku dhe është dashur ndërhyrja e gardës.
LEXO EDHE: “Të pres fytin”, sherr mes depuetëtve të PD: Ik o mashtrues, legen, servil!