Hapësire reklamuese

Aktualitet

I njëjti skenar nga opozita në Parlament, Çuçi: Revolucion i karrigeve, qesharakë

Shkruar nga Newsbomb
I njëjti skenar nga opozita në Parlament, Çuçi:

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, ka folur pas përfundimit të seancës plenare, e cila njëjtë si dhe në sencat e kaluara u zhvillua në vetëm pak minuta për shkak të aksionit opozitar të cilët edhe këtë të enjte ndoqën të njëjtin skenar.

Në një deklaratë për mediat Çuçi  e ka cilësuar si një “revolucion të karrigeve” aksionin e dhunshëm të depuetëve të opozitës në Kuvend dhe se një situatë e tillë është qesharake.

I pyetur për miratimin e buxhetit në një seancë që zgjati rreth 8 minuta, Çuçi tha se detajet mbi buxhetin janë diskutuar në kimisione.

“Lajm i mirë që nuk përbën lajm flakadanë. Është kthyer në qesharake. Se dyti, buxheti  nuk është miratuar me 7 minuta, por pas një diskutimi shumë të gjatë nëpër komisione. Mezor nuk i marrim njerëzit që të futen në komisione. Është diskutuar me grupet e interesit. Puna më e madhe, bëhet në komisione. Aty debatohet, diskutohet dhe hidhen alternativa. Seancat plenare bëhen për t’u diskutuar. Padiskutim që ka një anomali të shkaktuar nga opozita” , tha Çuçi.

Gjithashtu, ish-ministri u pyet nga gazetarët edhe për rrezimin e Komisioneve Hetimore të ngritura nga opozita, duke thënë se ato janë rrëzuar vetëm për shkak të objektit i cili nuk është në përputhje me Kushtetutën.

Ndërsa, sa i përket ndryshimit të ligjit të Komisioneve Hetimore, Çuçi tha se grupi i socialistëve kanë bërë variantin e tyre i cili do të kënaqë edhe deputetët e opozitës.

“Atëhere po sjell në kujtesë të gjithë debatin ëpr komisionet. Komisionet janë e drejtë legjitime e opozitës, nuk kemi mohuar asnjëherë këtë. Nuk janë miratuar për shkaqe të objektit të tyre.  Pse nuk e çojnën ë Gjykatën Kushtetuese vendimin që ne kemi thënë që komisioni hetimor sështë ngritur për shkak të mangesisë.

Duam të ketë një bashkëpunim në miratimin e ndryshimit të ligjit të komisioneve hetimore. Ne bëmë variantin tonë si grup parlamentar dhe besoj që varianti që kemi çuar kënaq parashikimet e deputetëve të opozitës dhe kanë të bëjnë me objektin dhe saktësinë që duhet të ketë objekti për të ngritur komisione hetimore”, tha ndër të tjera kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese