Hapësire reklamuese

Politikë

I njëjti skenar në Kuvend, opozita i bie bilbilave, mazhoranca miraton projekligjet

Shkruar nga Newsbomb
I njëjti skenar në Kuvend, opozita i bie bilbilave, mazhoranca miraton

I njëjti skenar nga opozita po luhet edhe ditën e sotme në Kuvend, ku seanca plenare ka nisur nën zhurmën e bilbilave dhe zhurmuesve elektronikë.

Deputetët e opozitës janë të gjithë në këmbë me pankarta në duar, ndërsa disa të tjerë i fryejnë bilbilave duke shkaktuar kaos në Parlament.

Nëkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj i ka bërë thirrje opozitës disa herë që të vijojnë në situatë normale, në këto kushte ajo ka kaluar në miratimin e projektligjeve që ishin në rendin e ditës.

Në këtë seancë ishte parashikuar që të diskutohej një sërë projektligjesh, ku mes tyre dhe projektligji “për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”. Projektligje që janë miratuar nga mazhoranca që ka në Kuvend dhe shumicën e votave.

Tashmë janë bërë të përjavshme skenat ku deputetët e opozitës përplasen me Gardistët dhe më pas shkaktojnë kaos në Kuvend. Seancat vijojnë nën zhurmën e bilbilave tymuesve dhe zhurmuesve, ndërsa nga ana tjetër mazhoranca që ka shumicën e votove, në pak minuta miraton projektligjet dhe mbyll seancën. E kështu ndodhi edhe sot.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese