Tirana
clear sky
30.9 ° C
30.9 °
30.9 °
33 %
2.6kmh
3 %
Mër
31 °
Enj
30 °
Pre
32 °
Sht
30 °
Die
26 °
E mërkurë, 25 Maj, 2022
spot_img

I nisën dhe i përfunduan takimet në të njëjtën kohë, ja cili e fitoi “luftën” online mes Bashës dhe Berishës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kanë zhvilluar ditën e sotme takime me demokratët, respektivisht në Shkodër dhe Fier.

Të dy kishin njoftuar fillimin e takimit në orën 11:00, por asnjë prej tyre nuk shkoi në kohë para demokratëve. Berisha u prit me ovacione dhe nga qindra mbështetës në Pallatin e Kulturës në Shkodër, ndërkohë që e kundërta ndodhi me Bashën, i cili përveç mbështetësve të tij, u përball edhe me dhjetëra demokratë të zhgënjyer që kishin dalë me pankarta dhe kërkonin largimin e tij.

Ndërkohë, edhe në rrjetet sociale ka patur një “luftë” mes tyre, edhe pse shikueshmëria për të dy nuk ka qenë në nivelet e herëve të kaluar, kjo për faktin që takimet zhvilloheshin të dielën, një ditë kur qytetarët zgjedhin ta kalojnë me familjet.

“Luftën” online këtë herë e ka fituar kryedemokrati Basha, i cili u ndoq nga 6 mijë njerëz në momentin që po fliste, ndërsa Berisha është ndjekur nga 2.9 mijë qytetarë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img