Hapësire reklamuese

Rajoni

I ngulën thikën në zemër, ky është 27-vjeçari shqiptar që humbi jetën në Mykonos

Shkruar nga Newsbomb

Personi që shihni në foto është 27-vjeçari, i cili humbi jetën në Mykonos pas një debati me bashkëkombas të tij.

Mediat greke bëjnë me dije se i riu (emri i të cilit nuk është bërë me dije) kishte udhëtuar në shkurt në Greqi, ku ishte pa lerta dhe punonte në ndërtim.

Një sherr është regjistruar orët e para të mëngjesit në Mykono të Greqisë, ku dy grupe shqiptarësh janë përplasur me njëri tjetrin. I riu ka humbur jetën pas një goditje që ka marrë në zemër, që ka rezultuar edhe fatale për të.

Të rinjt kishin lënë këtë takim me anë të celularit, ndërsa shkak për debatin që përfundoi në tragjedi është bërë disa para, që sipas medias greke është një shumë shumë e vogël.

Deri më tani pesë persona janë arrestuar, njëri që po tentonte të largohej me traget. Sakaq policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Viktima

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.