Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
40 %
1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
35 °
Enj
33 °
Pre
34 °
Sht
37 °
E martë, 28 Qershor, 2022
spot_img

I ngacmuan të fejuarën dhe e shpërfytyruan përgjithmonë, Prokuroria kërkon burg për Romeon e Donaldin, Gjykata e Lartë vendos…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Lartë ka hedhur poshtë rekursin e prokurorisë ndaj çështjes së vëllezërve binjakë Romeo e Donald Veshaj të cilët akuzohen se kanë plagosur një të ri duke i shkaktuar dëmtim të përhershëm në fytyrë në 2013.

Dy vëllezërit më herët janë dënuar nga dy gjykata për veprën penale  “plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

albsig

spring

Bëhet me dije se Gjykata e Lartë vendosi “Mospranimin e rekursit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë kundër vendimit nr.252, datë 05.04.2017, të Gjykatës së Apelit Vlorë”.

Rekursi u bë nga prokurori i Prokurorisë së Apelit të Vlorës, Pelivan Malaj, shkruan Ballkan ëeb, i cili kërkoi që dy vëllezërit të kryenin dënimin në burg dhe jo t’u pezullohej ashtu si vendosën Gjykata e Vlorës dhe Gjykata e Apelit.

Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur në 2013, kur Romeo dhe Donald ishin adoleshentë.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në 7 shkurt 2013 të ndodhur në afërsi të shkollës së mesme “Mustafa Qemal Ataturku” në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, si pasojë e një sherri të ndodhur mes disa personave është dëmtuar me mjete të forta Arjan L., banues po në këtë lagje. Donaldi dhe Romeo ishin atëherë nxënës të shkollës së mesme “Reald”.

Më 6 shkurt 2013 rreth orës 13:30 Arjani ka qenë pranë shkollës “Mustafa Qemal Ataturku” i shoqëruar nga një tjetër në pritje të të fejuarës së tij e cila ishte nxënëse në këtë shkollë.

Në kohën që vajza ka dalë nga shkolla afër saj ka kaluar një makinë duke xhiruar gomat dhe bërë veprime provokuese të cilat kanë shqetësuar Arjanin dhe menjëherë ky i fundit ka ndaluar drejtuesin e mjetit Romea Veshaj me të cilin ka debatuar dhe më pas të dy janë larguar, thuhet në dosjen e siguruar nga Ora Neës.

Një ditë më vonë, 7 shkurt 2013, rreth orëve të drekës, Arjani ka qenë po në afërsi të shkollës në shoqërinë e tre kushërinjve të vajzës në pritje të kësaj të fundit.

Më pas dy prej tyre janë larguar ndërsa Arjani dhe njëri prej kushërinjve dhe vajza janë nisur në drejtim të një qendre tregtare po në lagje.

“Në këtë moment Arjanin e kanë thirrur një grup personash mes tyre dhe Romeo dhe Donaldi. Fillimisht janë debatuar me Arjanin e më pas e kanë goditur të githë së bashku me sende të forta. Më aktiv në këtë ngjarje kanë qenë dy të pandehurit Romeo dhe Donald Veshaj. Në këtë ngjarje ata janë ndihmuar edhe nga persona të tjerë të cilët kanë qenë të pranishëm para ngjarjes dhe në vijim” thuhet në dosje.

Personat që kanë qenë në shoqërinë e Arjanit kanë mundësuar shuarjen e konfliktit dhe dërgimin e tij në spitalin civil për dhënien e ndihmës mjekësore.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img