
Politikani socialist Alket Hyseni falenderon miqtë dhe të gjithë ata që e kanë ngushëlluar për ikjen e nënës së tij, Hanko Hyseni, e cila ndërroi jetë dy ditë më parë pas betejës me një sëmundje të rëndë.
"Prania juaj na e bëri dhimbjen më të lehtë dhe na dha forcë e kurajo. Paçi veç gëzime dhe të mira në familjet tuaja", shkruan Hyseni, duke njoftuar dhe se ku do të mbahen ceremonitë përkujtimore.
“Ma çave zemrën e ma dërrmove shpirtin që ike o nëna ime e shtrenjtë. Ti trupi i vogel por nje grua e madhe, luftove fort, si veç ti di të bësh beteja. Së bashku me Babin dhe Albanën menduam që do e mundnim edhe këtë të keqe, por s’ja dolëm dot nënoke, s’ja dolëm dot…”, njoftoi Hyseni dy ditë më parë.
Lexo edhe: “Më dhe një përqafim e dorëzove shpirtin”, ish-deputeti i PS njofton vdekjen e nënës
Me dhimbjes së pamasë për ikjen nga kjo botë të njeriut më të shtrenjtë, Alket Hyseni tregoi dhe takimin e fundit me nënën. Ai u shprehu mirënjohjen dhe mjekëve, për të cilët tha se prej tre vitesh u janë gjendur gjithmonë pranë në betejën me sëmundjen e rëndë.
“Më dhe një përqafim të fundit dhe shpirtin ja dorëzove qiejve për të mbetur pengu më i madh dhe kujtimi më i ngrohtë e i pazëvendësueshëm i jetës sime. Një mirënjohje s’mund të mungojë për miqtë, mjekët dhe infermierët, që prej tre vitesh na janë gjendur pranë në këtë betejë”, vijoi ai.
Shënimi i Alket Hysenit:
Të nderuar miq! Ju falenderojmë nga zemra që na u gjendët pranë sot në ceremonitë e përcjelljes së nënës sonë Hanko Hyseni. Prania juaj na e bëri dhimbjen më të lehtë dhe na dha forcë e kurajo. Paçi veç gëzime dhe të mira në familjet tuaja!
Ceremonitë përkujtimore për nënën do të organizohen nga Familja jonë në tre ditët vijuese tek Salla EGNATIA, Hotel Mak Albania (Sheraton):
- E Shtunë 24 Shkurt, 10:00-13:00 dhe 17:00-21:00
- E Dielë 25 Shkurt, 17:00-20:00
- E Hënë 26 Shkurt, 16:00-20:00
*Te dielën më 25 Shkurt organizojmë “Të tretat” • 10:30 Vizitë në Varreza