Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

“I ndalohet hyrja në SHBA”, Yuri Kim: Falë Reformës në Drejtësi, Shqipëria ka profesionistë për të vendosur trafikantët e njerëzve pas hekurave

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

OSBE po mban sot në Tiranë një konferencë kundër trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri. E pranishme ka qenë edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila gjatë fjalës së saj tha se trafikimi i qenieve njerëzore është një kërcënim jo vetëm për SHBA, por për të gjithë botën.

Ajo bëri me dije se përmes urdhërit të nënshkruar nga presidenti Joe Biden, të gjithë ata persona të cilët trafikojnë qenie njerëzore nuk do të mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndër të tjera, Kim tha se Shqipëra ka bërë një kthesë dhe është momenti që Qeveria të tregojë udhëheqje në përpjekje për ti dhënë fund këtij kriminaliteti dhe për ti vendosur pas hekurave të gjithë trafikantët.

“Trafikimi i qënieve njerëzore është një kërcënim jo vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por për të gjithë botën. Shqipëria për integrimin në BE nuk i kërkohet asgjë më pas, urdhri i Biden lidhur me Balkkanin Perëndimor e ngre në përparësi, në synojmë përgjegjës ose bashkëpunëtorë për abuzimin me të drejtat e njeriut të jenë pas hekurave.

Nëse trafikoni qenie njerëzore do ju pezullojmë hyrjen në SHBA, nëse keni vizë ajo nuk do iu hyjë më në punë, nëse trafikon qenie njerëzore do të marrë veprime për pronën tua nëse ka lidhje me SHBA, urdhri i Biden kërkon veprim kolektiv. Presim bashkëpunimin me OSBE për të zbatuar përgjegjësitë tona së brendshmi dhe së jashtmi për qëllimin e përbashkët, Shqipëria është në një pikë kthese, është anëtare e NATO-së, sapo fituar një vend në OKB dhe Shqipëria është në prag të hapjes formale të negociatave me BE, ky është momenti për Shqipërinë që të tregojnë udhëheqjeje për problematikën e trafikimit të qenieve njerëzore.

Falë reformës në Drejtësi, ju e dini që keni profesionistët për të vendosur trafikantët pas hekurat dhe për të ndihmuar viktimat, le të punojmë së bashku në partneritet për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore”, tha Kim.

Më shumë

spot_img
spot_img