Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
73 %
0kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
36 °
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
35 °
E hënë, 27 Qershor, 2022
spot_img

I moshuari u dhunua nga bashkëfshatari polic, Gjykata mban anën e tij (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në 26 maj të një viti më parë, Bana Muca, emigrante prej 25 vitesh në Itali, denoncoi në “Stop” dhunën, që kanë pësuar prindërit e saj 69 dhe 72 vjeç nga një bashkëfshatar i tyre, Bukurosh Zagrati, polic në Peshkopi.

Konflikti ka nisur për një pjesë betoni, që të moshuarit kishin bërë para portës së tyre. Rexhep dhe Emrije Muça treguan për dhunën nga ana e Bukurosh Zagratit. Duke qenë se ishin në shtëpi vetëm me nusen e djalit dhe fëmijët e vegjël, të moshuarit lajmëruan djalin dhe vajzën në Itali, të cilët u nisën me urgjencë për të asistuar prindërit në fshatin Steravec në Peshkopi.

albsig

spring

Të nesërmen u drejtuan për të bërë kallëzim në polici për Bukuroshin. Në ambientet e komisariatit të Peshkopisë, të moshuarit qëndruan 14 orë para se t’u merrej kallëzimi. Në të njëjtën kohë, Bukuroshi montonte çështjen, duke sajuar histori, sikur dy pleqtë mbanin armë në shtëpi.

”Stop” komunikoi me Bukurosh Zagratin, i cili mohoi dhunën ndaj dy të moshuarve. Prokurori i çështjes, Rifat Kojku, nuk bëri asgjë për të zbardhur ngjarjen.

Një vit e gjysmë nga konflikti me të moshuarit djali i të moshuarve konfliktohet me Bukuroshin dhe ky i fundit mbeti i plagosur, ndërsa djali përfundoi në burg. I pyetur për këtë pasojë të moszbardhjes së dosjes prokurori Rifat Kojku tha se kjo është Shqipëria që nuk ka për t’u bërë kurrë, ndaj të mos lodhemi kot.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img