Tirana
few clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
77 %
3.1kmh
20 %
Pre
13 °
Sht
16 °
Die
17 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 31 Mars, 2023

I moshuari shtypet nga fuoristrada në Berat, ndërron jetë në spital (FOTO)

Lajme të ngjashëm

Një i moshuar ka humbur jetën mesditën e sotme në Berat si pasojë e një aksidenti rrugor. Ai ka qenë duke lëvizur në qytet me biçikletë kur është marrë përpara nga një mjet fuoristradë, e për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë të moshuarin nga poshtë makinës, ku përfundoi pas përplasjes së rëndë. I plagosuri, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, e fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore, për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit, ndërkohë që drejtuesi i mjetit A.M është shoqëruar në Komisariat për tu pyetur në lidhje me ngjarjen.

Pamje nga aksidenti ne Berat, i moshuari nen mjet

Më shumë