Hapësire reklamuese

Aktualitet

I moshuari shkon i plagosur në spitalin e Shkodrës, Policia : Është qëlluar me armë gjahu, nuk e dimë si ka ndodhur

Shkruar nga Newsbomb
I moshuari shkon i plagosur në spitalin e Shkodrës, Policia :

Një 72-vjeçar nga Shkodra është plagosur me armë gjahu në krah.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se shtetasi me iniciale Z. P. 72 vjeç, banues në Shllak është paraqitur në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ende nuk dihen rrethanat e plagosjes së 72-vjeçarit.

Shkodër /Informacion paraprak:   

Më datë 28.08.2021, ka shkuar në spital për ndihmë mjeksore, shtetasi Z. P. 72 vjeç, banues në Shllak, Shkodër, pasi në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë gjahu në krah, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese