Hapësire reklamuese

Bota

I moshuari ngatërron frenat me gazin, futet me makinë në kishë dhe terrorizon besimtarët, plagosen 3 persona

Shkruar nga Newsbomb
Makina perfundon brenda kishes

Një i moshuar ka terrorizuar besimtarët, pasi është futur me shpejtësi me makinën e tij.në një kishë në Francë.

Sipas mediave franceze, i moshuari 84 vjeçar kishte ngatërruar pedalen e frenës me atë të gazit, duke bërë që të futej brenda kishës në Decize, ndërkohë që 3 persona kanë ngelur të plagosur.

“Njerëzit raportuan se një makinë kishte hyrë në kishë dhe se kishte të shtëna me armë, por në fakt, ishte zhurma e karrigeve dhe sendeve të tjera që shkatërruan nga makina” shkruajnë mediat.

“E gjithë porta dhe trarët ranë dhe u thyen. Për fat të mirë ende nuk kishte shumë njerëz brenda kishës. Zoti na shpëtoi”, tha prifti i kishës.

Screenshot_7.png

Sondazh

Poll