Hapësire reklamuese

Aktualitet

I moshuari në Berat i vendos zjarrin banesës të së birit

Shkruar nga Newsbomb
I moshuari në Berat i vendos zjarrin banesës të së birit

Një i moshuar është proceduar penalisht nga Policia e Beratit pasi i vendosi zjarrin banesës së djalit të tij.

Menjëherë pas njoftimit të marrë gjatë natës, se po digjej banesa në pronësi të shtetasit D. Q., në lagjen “30 Vjetori”, efektivët e policisë së bashku me zjarrfikësit kanë shkaur në vendin e ngjarjes për neutralizimin e flakëve, sakaq kanë vijuar punën për zbardhjen e këtij rasti.

Nga hetimet e kryera ka rezultar se ka qenë shtetasi SH.Q, 78 vjeç, babai i pronarit të shptëisë ai i cili kishte lyer muret me benzinë dhe ia kishte vënë zjarrin, për motive të dobëta. Në përfundim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 78-vjeçarin, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese