Një 80 vjeçar nga fshati Hundëkuq i Gjirokastrës ka tentuar vetëflijimin ditën e sotme, por fatmirësisht kanë ndërhyrë në kohë shërbimet zjarrfikëse dhe e kanë shpëtuar. Ai është vetëhedhur në rrjedhën e lumit Drino, shkruan newsbomb.al.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Urës së Subashit, kufiri administrativ mes Gjirokastrës dhe Tepelenës. Menjëherë pas njoftimit, forcat zjarrfikëse të qytetit, me në krye drejtorin Pëllumb Shalari janë shkuar pran lumit dhe kanë shpëtuar të moshuarin.
80 vjeçari Prokop Marku është nxjerr nga rrjedha e lumit me dëmtime në gjymtyrë dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Gjirokastrës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë banorin e fshatit Hundëkuq drejt vetëflijimit.