Hapësire reklamuese

Aktualitet

I mori ryshfet biznesmenit të kromit, Gjykata lë në burg ish kreun e IKMT-së në Dibër

Shkruar nga Newsbomb
I mori ryshfet biznesmenit të kromit, Gjykata lë në burg ish

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg ish kreun e IKMT-së në Dibër, Lutfi Miftarin dhe administratorin e kompanisë “H4 Chrom” Eljo Elezi.

Ata akuzohen për veprën penale “Korrupsion” pasi më herët Elezi i ka dhënë 50 mijë lekë ryshfet Miftarit për të mos ndëshkuar për mungesë dokumentacioni kompaninë e tij.

Më herët u bë me dije se “H4 Chrom” nuk kishte leje mjedisore për të operuar në sektorin minerar.

Sapo u arrestua, Lutfi Miftari u shkarkua më vonë nga Kryeinspektori i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Ajet Zyberaj.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij policia gjeti një sasi parash prej rreth 38 mijë eurosh në kartëmonedha euro, dollarë dhe lekë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu