Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
53 %
2.1kmh
40 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
31 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

I mori peng, u jepte drogë dhe i përdhunonte, si arritën dy të miturat t’ja mbathnin nga “shtëpia e tmerrit” që kishte pakistanezi në Athinë

spot_img

Lajme të ngjashëm

501a15a2648c36d50c1743c0fe047ee8

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur së fundmi në Athinë.

Mediat fqinje raportojnë se një trafikant droge nga Pakistani, mori peng dy të mitura dhe i mbajti në apartamentin e tij. Ai u jepte drogë dhe i përdhunonte.

Dy vajzat fatkeqe ishin me origjinë greke, 16 dhe 17 vjeçe. Ato arritën të largoheshin nga apartamenti në momentin e duhur dhe dolën në rrugë duke bërtitur dhe duke kërkuar ndihmë.

Pakisatanezi gjysmë i zhveshur vrapoi pas tyre për t’i kapur, por ai u bllokua nga policia dhe u arrestua.

“Dy vajzat u ankuan se burri po i mbante në një apartament në katin e 5-të në rrugën Kerameikou dhe me kërcënime dhe dhunë. Ato thonë se ai e kishte detyruar vajzën e dytë të kryente marrëdhënie, ndërsa rrihte të parën duke e kërcënuar se do t’i vriste. Ne u informuam se brenda banesës ka një sasi të drogave që ai ka për shitje në qendër të Athinës”, tha polici.

Policia greke bastisi shtëpinë e pakistanezit dhe gjeti 49 pako kanabis, 70 pilula hipnostedon dhe heroinë.

1.jpg

2.jpg

Më shumë

spot_img