Hapësire reklamuese

Aktualitet

I mori DËMSHPËRBLIM 110 MILION EURO shtetit shqiptar, pas Agon Channel, Francesco Becchetti hap televizion të ri

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_335484" align="alignnone" width=""]Rama-Becchetti[/caption]

 Janë 110 milionë euro që Shqipëria duhet t'i paguajë biznesmenit Francesco Becchetti pas vendimit të marrë në gjykatën ndërkombëtare në çështjen ‘Beccheti’ kundër Shqipërisë.

Ndërkaq, mediat italiane japin lajmin se pas ‘aventurës së mbyllur keq’ me Agon Channel, biznesmeni do të hapë një televizion të ri në formatin web.

“7 vjet pas aventurës, e cila mbaroi keq në Shqipëri, Francesco Becchetti kthehet në zyrë me projektin ZWEBTV, një transmetim që tenton të ‘përziejë’ gjuhët e televizionit dhe të uebit, për të bashkuar disa breza. Becchetti ka dalë plotësisht i padëmtuar nga çështja gjyqësore në të cilën qeveria shqiptare e kishte përfshirë atë, duke e akuzuar atë për evazion dhe pastrim parash”, raportojnë mediat italiane për projektin e Becchettit, ZWEB TV.

Biznesmeni ambicioz ka rrëmbyer disa nga emrat më në zë të medias italiane si Francesca Ferragni, Andrea Pinna, Piero Armenti dhe shumë të tjerë. "Ne duam të shohim përpara - thotë Becchetti për projektin e tij- , të heqim mykun dhe të mendojmë për një mënyrë të re të përmbajtjes dixhitale”.

Mbetet për t’u parë nëse Becchetti do ftojë në këtë projekt të ri, ndonjë nga emrat shqiptarë me të cilët ka bashkëpunuar në Agon Channel.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu