Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
78 %
1.5kmh
75 %
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
37 °
Hën
38 °
Mar
31 °
E premte, 6 Gusht, 2021

I mori 8 mln lekë vajzës së pacientes te ‘Shefqet Ndroqi’, Ministria e Shëndetësisë DËNON aktin korruptiv: Sanitarja të shkarkohet dhe të merren masa (E PLOTË)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6c7e7c970468af7e9f002153055f2be3

Sot emisioni investigativ “Stop” publikoi denocnimin me zë dhe figurë të vajzës së një prej pacienteve që ndërroi jetë te spitali “Shefqet Ndroqi”.

Vajza e pacientes tha se për 1 muaj sanitarja që u hoq si infermiere i mori mbi 8 milionë lekë dhe ia shpërndante mjekëve dhe infermirëve të tjerë.

Ndërkohë ka reaguar menjëherë dhe Ministria e Shëndetësisë e cila urdhëron që të shkarkohet menjëherë sanitarja Tire Alldervishi dhe autoritetet të marrin masat e duhura.

Lexo edhe: Nëna i vdiq nga Covid te Shefqet Ndroqi, vajza bën DENONCIMIN e fortë: Sanitarja u hoq si infermiere, më mori 8 mln lekë; lija punën që të bëja pagesat (EMRI-MESAZHET)

Reagimi i plotë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon me forcë veprimin e paligjshëm dhe korruptiv, të sanitares me inicialet T.A., tē spitalit “Shefqet Ndroqi”, i bërë publik sot në emisionin investigativ “STOP”. Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar drejtorisë së spitalit “Shefqet Ndroqi” shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të sanitares me inicialet T.A. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon autoriteteve kompetente, të kryejnë sa më parë hetimin e këtij rasti, për t’i shkuar deri në fund. Akti i izoluar i një punonjëseje të papërgjegjshme, nuk mundet kurrësesi të njollosë punën e jashtëzakonshme dhe sakrificën e mijëra mjekëve dhe infermierëve në të gjithë Shqipërinë, në këtë kohë të vështirë të pandemisë. MSHMS falënderon emisionin investigativ “STOP” për denoncimin e rastit në fjalë dhe siguron qytetarët se nuk do të tolerojë asnjë rast abuzimi me të drejtën e tyre për të marrë shërbimin shëndetësor që u takon.

Lexo edhe: Del FOTO: Kjo është Tire Alldervishi, sanitarja që u hoq si infermiere dhe i mori 8 mln lekë vajzës së pacientes që ndërroi jetë të ‘Shefqet ndroqi’

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img