Hapësire reklamuese

Aktualitet

'I mezipritur nga mami e babi, që prej 12 vjetësh', Rama rrëfen historinë e trishtë të bebes së lindur me problem në zemër: Niset në Itali

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pak më parë një histori të trishtë. Elio një bebe vetëm 13 ditëshe, ka lindur me një problem në zemër.

Rama rrëfen se Elio ka ardhur pas një pritje të gjatë pas 12 vitesh nga prindërit, ndërkohë gëzimit të madh iu shtua edhe dhimbja më e madhe.

Sakaq, kreu i qeverisë bën me dije se sëmundja e vogëlushit kërkon trajtim të specializuar dhe është dërguar në Itali.

Mesazhi i Ramës:

Vogëlushi Elio ka lindur 13 ditë më parë, i mezipritur nga mami e babi, që prej 12 vjetësh. Por gëzimi i madh erdhi me dhimbjen e madhe të një problemi tejet të rëndë në zemrën e bebit

Një diagnozë shumë e rrallë, e cila trajtohet vetëm në pak spitale të specializuara në Europë Por prindërit e Elios, nuk janë vetëm në këtë hall të madh. Ne ishim pranë tyre qysh ditën e parë dhe tanimë, bebi është në duart e specialistëve të duhur në Itali

Megjithë zemër uroj, që zemra e vogël të shpëtojë nga rreziku i madh që i kanoset dhe Elio të jetë për shumë e shumë vite, burim gëzimi për mamin e babin

69832582_10156948933231523_1970579747578576896_n.jpg

69586251_10156948933241523_5874386307299409920_n.jpg

70181094_10156948933291523_220835746502672384_n.jpg

69384604_10156948933161523_1959618355384025088_n.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.