Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I merrte para pacientëve, procedohet mjekja gjinekologe në spitalin e Beratit, e pëson dhe një grua, i dha lekë që të kryente operacionin e lindjes

Shkruar nga Newsbomb
I merrte para pacientëve, procedohet mjekja gjinekologe në spitalin e

Një mjeke gjinekologe  nga spitali i Beratit është proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Bëhet me dije se është proceduar penalisht shtetësja E.Sh, pranë Spitalit Rajonal Berat.

Nga hetimit rezultoi se kjo mjeke gjatë kryerjes së vizitave dhe operacjoneve të lindjes, merrte vlera monetare nga familjarët e shtetaseve që i nënshtroheshin operacionit për të kryer lindjen.

Gjithashtu u procedua penalisht edhe shtetasja M.G,  e cila i ofroi një shumë parash mjekes për të kryer operacionin për kunatën me qëllim lindjen e fëmijës.

Njoftimi i plotë:

Procedohet penalisht një mjeke gjinekologe e Spitalit Rajonal Berat për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Procedohet penalisht edhe një shtetase për “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne funksione publike”

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Berat, pas nje hetimi 5 mujor, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykates së Shkallës së Parë Berat, bënë të mundur dokumentimin me prova ligjore të përfitimit në menyrë të parregullt në disa raste të vlerave monetare nga mjekja  gjinekologe E.Sh, pranë Spitalit Rajonal Berat.

Nga hetimit rezultoi se kjo mjeke gjatë kryerjes së vizitave dhe operacjoneve të lindjes, merrte vlera monetare nga familjarët e shtetaseve që i nënshtroheshin operacionit për të kryer lindjen.

Gjithashtu u procedua penalisht edhe shtetasja M.G,  e cila i ofroi një shumë parash mjekes për të kryer operacionin për kunatën me qëllim lindjen e fëmijës.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumetimin e plotë ligjor.

Materialet i klauan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtjeshme për veprat penale  “Shpërdorimi i detyres”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe  “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll