Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.6kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

I merrnin para turistëve duke i mashtruar nëpërmjet lojërave me letra, arrestohen tre persona në Durrës (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit pasi mashtronin turistët duke iu marrë shuma të ndryshme parash.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasit Bruxhino Murati, 28-vjeç, Albi Xhixha, 19-vjeç dhe Klejdi Dusho, 19-vjeç , në bashkëpunim me njëri-tjetrin organizonin lojëra me letra me turistët dhe përfitonin para prej tyre nëpërmjet mashtrimit. 

Ndërkohë, gjatë kontrollit fizik Albi Xhixhës iu gjet nga policia dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i Plotë i Policisë:

Mashtronin turistët nëpërmjet lojërave me letra, duke iu marrë shuma të ndryshme parash, bien në prangat e Policisë 3 shtetas.  

Gjatë kontrollit fizik, njërit prej të arrestuarve iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e krimeve që ndodhin kryesisht gjatë sezonit turistik, kanë vijuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare dhe në stacionet e autobusëve ku zbresin turistët. 

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë duke mashtruar një shtetas kosovar, shtetasit:

B. M., 28 vjeç, A. Xh., 19 vjeç banues në Shijak dhe K. D., 19 vjeç, banues në Skrapar.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, organizonin lojëra me letra me turistët dhe përfitonin para prej tyre nëpërmjet mashtrimit. 

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. Xh. iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike cannabis sativa. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Më shumë

spot_img
spot_img