Hapësire reklamuese

Aktualitet

I “mbytur” nga varfëria/ 16-vjeçari shqiptar merr i vetëm rrugën për në Itali, troket te karabinierët dhe u kërkon ndihmë

Shkruar nga Newsbomb
I “mbytur” nga varfëria/ 16-vjeçari shqiptar merr i

Një 16-vjeçar shqiptar ka trokutur në derën e karabinierëve në Itali, duke u kërkuar atyre ndihmë.

I mituri raportohet se është nisur nga Shqipëria drejt Italisë, i nxitur nga kushtet e vështira ekonomike. Pas një udhëtimit të gjatë disa ditor, me mjete rastësore dhe autobusë, ai mbërriti në Itali, por në pamundësi për t’u orientuar vendosi të kërkojë ndihmën e policisë.

Përkthyesi tha se i riu shqiptar ishte nisur nga Tirana, duke ikur nga situata e vështirë ekonomike në familjen e tij, raportojnë mediat italiane.

Ai u mirëprit nga karabinierët të cilët i ofruan ndihmë dhe vunë në dijeni shërbimet sociale të bashkisë Monte San Savino po ashtu edhe Prokurorinë Publike për të miturit. Aktualisht, i riu shqiptar i është besuar komunitetit Don Bosco.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.