Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
3.1kmh
0 %
Sht
20 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

I mbylli Facebook-un dhe Instagram-in, Donald Trump “kërcënon” Zuckerberg-un: Kur të bëhem prapë President, nuk do të…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dje kompania e Facebook dhe Instagram mori vendimin që të bllokojë nga rrjetet sociale, edhe për dy vite të tjera Presidentin Donald Trump.

Ai u bllokua në 6 janar pas kryengritjes së Kapitolit, pasi postimet e tij u cilësuan si nxitëse të dhunës dhe prishje të rendit publik. Ndërkohë ai i është përgjigjur CEO-s së Facebook dhe Instagramit, Mark Zuckerberg.

Forbes shkruan se në një deklaratë Turmp ka thënë se kur të jetë sërish President i SHBA-së nuk do të ketë më darka me Zuckerberg dhe me gruan e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Ai gjithashtu e ka konsideruar vendimin e Facebook si një ofendim për të gjithë qytetarët amerikanë që votuan në zgjedhjet e 2020-ës.

“Vendimi i Facebook është një ofendim për numrin rekord të 75 milionë njerëzve dhe shumë të tjerëve që votuan për ne në zgjedhjet e manipuluara presidenciale të vitit 2020. Ata nuk duhet të lejohen t’ia hedhin paq me censurë të tillë dhe rrjedhimisht ne do të fitojmë. Vendi ynë nuk e duron dot më këtë. Herës tjetër kur unë të jem në Shtëpinë e Bardhë nuk do të ketë më darka, me kërkesën e tij, me Mark Zuckerberg dhe gruan e tij,” tha Trump.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img