Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“I mbuluar” me tatuazhe, del FOTO: Ky është Mehmet Qema, 27 vjeçari që u vra me plumb në gjoks nga shoku i tij në Tiranë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Personi që shikoni në foto është 27 vjeçari Mehmet Qema, apo Meti siç e njihnin të gjithë shokët e tij në zonën e “5 Majit” në Tiranë, raporton newsbomb.al. Ai u qëllua për vdekje me një plumb në gjoks nga miku i tij Marjus Dema, i shpallur në kërkim si autor i dyshuar.

Viktima dhe autori kanë qenë bashkë në lokal për disa orë në zonën e “5 Majit” në kryeqytet, bashkë me shokë të tjerë, por në rrethana që mbeten ende të paqarta, Marjus Dema ka nxjerr armën dhe ka qëlluar me një plumb në gjoks shokun e tij. 27 vjeçari prej vitesh ka jetuar dhe në Londër.

Si ndodhi ngjarja

Mësohet se Mehmet Qema prej disa orësh ndodhej në lokal me miqtë e tij, mes tyre dhe autori i dyshuar Marjus Dema. Siç njofton dhe Policia, rreth orës 23.15 të mbrëmjes së djeshme 27 vjeçari ka mbetur i plagosur me armë zjarri, por rrethanat mbeten të paqarta.

Burimet bëjnë me dije se ka qenë një prej shokëve që ishte në lokal me Mehmet Qemën ai që ka nxjerr armën dhe ka qëlluar për vdekje shokun e tij. Marjus Dema, deri tani i shpallur në kërkim si autor i dyshuar, nuk dihet se në çfarë rrethanash ka nxjerr armën dhe ka qëlluar me një plumb të vetëm në gjoks mikun e tij 27 vjeçar, shkruan neësbomb.al.

Prej disa orësh ai qëndronte në lokal bashkë me viktimën dhe shokë të tjerë të tyre.

Menjëherë pas ngjarjes Marjus Dema është larguar, ndërsa shokët që ishin në tavolinë me 27 vjeçarin e kanë marrë të gjakosur dhe e kanë dërguar vetë te QSUT-ja. Pavarësisht, se ka mbërritur atje me shenja jete, Mehmet Qema nuk ka mundur të jetojë.

Policia ka shoqëruar të gjithë shokët e viktimës Mehmet Qema si persona që kanë dijeni për ngjarjen, dhe për të hedhur më shumë dritë në ngjarjen e rëndë që tronditi Tiranën pak para mesnatës.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img