Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
28 %
2.6kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
E martë, 4 Tetor, 2022

I mbijetoi atentatit të dytë, gazetarja jep detaje: Ja pse Marklen Haka refuzon statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Marklen Haka, ish anëtar i bandës së Niklës, ka refuzuar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Kjo u bë me dije nga gazetarja Klodiana Lala.

Kjo e fundit rrëfeu në emisionin “Pikat mbi I”  në Neës 24, se Haka mendon se ka ende mundësi rrugëdalje, prandaj dhe nuk ka pranuar që tregojë emrat se kush e ka qëlluar në dy atentatet që i janë bërë.

“Marklen Haka i mbijetoi një atentati të dytë të mirëorganizuar në Nikël. Ai thotë shumë për botën e krimit, sidomos në një vend si Nikla ku edhe policia e ka të vështirë të hyjë. Haka nuk e pranoi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Mendon Akoma se ka një rrugëdalje. Zheji tha që kriminelët që vendosin të pendohen e bëjnë për dy arsye: e para se duan të shmangin një dënim maksimal dhe së dyti duan të shpëtojnë familjen.

Kur Hakës iu ofrua statusi, njeriu që ia ofroi i tha: keni një vëlla të vrarë dhe një baba të moshuar, nuk keni asnjë gjë për të humbur. Ai nuk pranoi të nxirrte emrat. Nuk e bëri këtë gjë se realisht mendon se ka një rrugëdalje. Mendoj se do të jetë sërish në shënjestër”, u shpreh Lala.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img