Tirana
few clouds
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
33 %
4.1kmh
20 %
Sht
32 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
41 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

I mbështjellë me flamurin kombëtar dhe me rrotën e “Fiksit” në dorë, kështu u prit deputeti “kaubojs” në aeroport (Video)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

994e55bb6be1c3f76122a9be2c4e4cbd

Për ata që nuk kanë qenë të pranishëm sot në aeroportin “Nënë Tereza” për të pritur deputetin më të ri të Kuvendit të Shqipërisë, Eduard Ndocaj, i cili është i pari deputet që vjen nga diaspora shqiptare, ju sjellim këtë video të xhiruar nga emisioni “Fiks Fare” për të shuar çdo kuriozitet që mund t’ju ketë lindur.

E pranishme në aeroport ka qenë edhe gazetarja Albana Osmani, e cila në emër të emisionit i ka dorëzuar Ndocajt trofeun e njohur si “Rrota e Fiksit”.

Deputeti është mbështjellë me flamurin kombëtar nga qytetarët që kishin dalë për të pritur, ndërsa nuk kanë munguar duartrokitjet dhe brohoritjet për të.

Ja si komentohet në faqen zyrtare të tij në facebook pritja që iu bë nga qytetarët: “Është hera e parë që pas Ismail Qemalit që një politikan apo deputet pritet në mënyrë madhështore në aeroport. Eduarti është deputeti i parë që vjen nga radhët e Diasporës pas më shumë se 20 vite emigracion.”

Në fund, Ndocaj ka zgjedhur të citoj një thënie të presidentit të SHBA-së, John Kennedy-t: “Mos prit çfarë do të bëjë shteti për ty, por çfarë do të bësh ti për shtetin.”

Lexo edhe: Detajet/ Makina e “Il Padrino” dhe kapelja e “kaubojsit”, ja prezantimi “bombastik” i Ndocajt nesër në Kuvend

Më shumë

spot_img
spot_img