Tirana
few clouds
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
33 %
4.1kmh
20 %
Sht
32 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
41 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

I maskuar spërkat ambientin me benzinë, shihni momentin kur i riu i vë flakën lokalit në mes të “Myslym Shyrit” (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Rreth një javë më parë një lokal në zonën e “Myslym Shyrit” shpërtheu në flakë pak para mesnate.

Një pjesë e mirë e tij u shkrumbua ndërsa pati vetëm dëme materiale dhe jo njerëz të lënduar. Zjarrfikësja shkoi në vendngjarje për të shuar flakët, por një pjesë e tij ishte bërë “shkrumb e hi”.

Ndërkohë gazeta Shqip ka publikuar dhe videon ku shihet një i ri që hyn në ambientet e lokalit dhe fillon të derdhë benzinë. Më pas merr një shishe tjetër në dorë dhe në pak sekonda gjithçka shpërthen në flakë.

Deri tani policia nuk ka asnjë informacion konkret mbi këtë ngjarje apo të ketë arritur në ndonjë konkluzion, por pista ku po hetohet është hakmarrje për ndonjë konflikt të mundshëm ose dhe paralajmërim.

Më shumë

spot_img
spot_img