Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
81 %
0.5kmh
0 %
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
22 °
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

I maskuar me kapuç vidhte bizneset, arrestohet 16-vjeçari në Tiranë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 16-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh.

Bëhet me dije se në pranga rënë shtetasi i mitur O. H., 16 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas, në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë orëve të vona të natës, kryente vjedhje në biznese në zona të ndryshme të Tiranës.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se në kohë e vende të ndryshme, 16-vjeçari ka kryer një sërë vjedhjesh, ku 9 prej tyre janë zbardhur e dokumentuar me prova ligjore.

Njoftimi i policisë:

I maskuar me kapuç, për t’iu shmangur identifikimit të kamerave të subjekteve, 16-vjeçari kryente vjedhje në biznese të ndryshme. 

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “The last”.

Zbardhen dhe dokumentohen 9 raste të vjedhjeve në biznese të ndryshme, vihet në pranga autori i dyshuar.

Vijon puna hetimore dhe profesionale për zbardhjen edhe të disa vjedhjeve të tjera, të dyshuara të kryera nga 16-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “The last”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi:

– O. H., 16 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas, në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë orëve të vona të natës, kryente vjedhje në biznese në zona të ndryshme të Tiranës.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se në kohë e vende të ndryshme, 16-vjeçari ka kryer një sërë vjedhjesh, ku 9 prej tyre janë zbardhur e dokumentuar me prova ligjore.

Prej muajit shkurt 2022 deri mbrëmjen e djeshme, që u kap në flagrancë pas një jave ndjekje nga shërbimet e Seksionit të Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, ky shtetas, ka vjedhur në 6 markete, në një magazinë, në një automjet dhe në një banesë,  sende të ndryshme dhe shuma parash.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img