Pas vdekjes së kryebashkiakut të Rrogozhinës, reagimet kanë qenë të shumta nga kolegët e tij, nga të afërt apo persona që e njihnin 52-vjeçarin.
Listës së personave që kanë shkruajtur disa fjalë prekëse pas ndarjes nga jeta të Memollës, i është shtuar edhe paraardhësi i tij në Bashkinë e Rrogozhinës, Beqir Nuredini.
Përmes një postimi në 'Facebook', ai shkruan se kjo ishte një ikje e parakohshme, dhe se njeriu nuk mund të ketë një koleg e partner më të mirë se Memolla, duke lënë të kuptohet se ata kanë punuar bashkë.
Statusi i Beqir Nuredinit
Mesova me keqardhje te thelle ndarjen nga jeta te mikut tim, dhe te mbare rrogozhinasve, Haxhi Memolla. Nje ikje kaq e parakoheshme, cka e ben lajmin edhe me dramatik per kedo qe e njihte dhe sidomos per familjen e tij.
Me Haxhiun pata nderin te punoj 4 vite ne Bashki, dhe njeriu nuk mund te kete nje koleg dhe partner me te mire se ai. Une e di qe ai kishte shume projekte dhe ide per qytetin dhe do bente maksimumin per ti cuar ato para. Punetor, dhe i sjellshem, me integritet dhe i gjindshem.
Do na mungosh Haxhi, te qofte i lehte dheu dhe u prehsh ne paqe.