Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
1.5kmh
0 %
Sht
26 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
E shtunë, 10 Qershor, 2023

I lidhur me të dyja motrat dhe i ktheu në narkomane, shpallet në kërkim një 40-vjeçar nga Tirana

Lajme të ngjashëm

Një 40 vjeçar nga kryeqyteti është vendosur nën hetim për shpërndarje droge, mbasi një përdoruese kërkoi ndërhyrjen e policisë dhe e denoncoi se ai po i mbante peng të motrën.

Ilirjan Kazuni po hetohet në mungesë sipas një mase të shpallur nga gjykata e Tiranës e cila ka bindjen se i dyshuari që e kishte të dashur denoncuesen e ktheu në përdoruese.

Por më pas ai krijoi lidhje intime edhe me motrën e saj, me të cilin nisi fshehtas bashkëjetesën duke i ofruar edhe asaj kokainë, shkruan Top Channel.

Prokuroria thotë në fashikull se rasti i shtëpisë së kokainës u zbulua nga një incident xhelozie midis dy motrave. Më e madhja e bindur për tradhtinë kontrolloi befasisht banesën dhe zbuloi se kishte pasur të drejtë për tradhtinë e po ashtu u ballafaqua dhe me një të vërtetë tjetër të hidhur, edhe motra e vogël ishte kthyer në përdoruese.

Prokurorja e çështjes Rovena Zoto në shkresat që disponon TCH shpjegon se vajza me emrin Erjona nisi bashkëjetesën me shpërndarësin e po ashtu edhe kokainën. I dashuri ma ka siguruar disa herë kokainën dhe nuk e kam kallëzuar mbasi kisha marrëdhënie me të shprehet e reja në polici. Një muaj para ngjarjes e reja u nda prej 40-vjeçarit dhe sakaq kishte dyshime që ai kishte nisur raport me motrën e saj të vogël. Këtë të fundit e gjeti në një apartament te marrë me qira nga çifti.

Kur e pashë motra ishte në gjendje të droguar thotë në polici denoncuesja, por e zhgënjyer prej të dyve ajo këmbëngul në dëshmi se shpërndarësi e mbante forcërisht në banesë. Megjithatë  ky version nuk u vërtetua  nga policia që mori në pyetje edhe motrën tjetër.

Gjatë kontrolleve në këtë banesë që gjendet në rrugën ‘Gjon Muzaka’  policia thotë se gjeti lëndë narkotike kanabis e kokainë, peshorja elektronike  si dhe sendet që përdoren për ambalazhimin e dozave i përkasin Kazunit  dhe për këtë arsye ai u referua vetëm për shpërndarje dhe jo për pengmarrje.

Më shumë