Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
5.7kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
8 °
Sht
8 °
Die
8 °
Hën
8 °
E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

“I kushtove gjithë jetën”, ndahet nga jeta regjisori i RTSH Leonard Gjata, miqtë mesazhe ngushëllimi

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Leonard Gjata, regjisor i njohur i Radio Televizionit Shqiptar ka ndërruar jetë. Mësohet se ai ka mbyllur sytë përgjithmonë dje pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Të shumtë janë miqtë që kanë shkuar për ikjen e tij.

Një prej tyre, ish-drejtori i Programacionit në RTSH, Andrea Nathanaili shkruan se arkivoli i Leonard Gjatës duhet të dilte nga hollet e institucionit ku punoi gjithë jetën.

“Lamtumirë Nard Gjata!

Ike sot i qeshur, o njeri i ndershëm dhe punëtor  i palodhur i Televizionit Shqiptar. U largove sot i qetë, o regjisori pasionant dhe novator i Televizionit publik! Ike “i lodhur” nga sëmundja e gjatë, por i qetë se Arkivin e TVSh-së e le plot me spektakle televizive, festivale, variete e koncerte njëri më I bukur se tjetri, paçka se “barbarët” e zbrazën atë Arkiv nëpër vite.  Arkivoli yt mik i dashur,  duhet të dilte nga hollet e institucionit ku punove gjithë jetën me përkushtim. Por…

Ti ke 8 vjet që nuk “besdis”  e “lodh” njeri, veç familjes tënde, Mirës së dashur dhe Inidës!

Ti jeton Leonard Gjata!

Unë ndofta jam i fundit që shkruaj dy rrjeshta, duke lotuar për ty! Se para meje shkroi Misheli, Bashkimi, Gjergji, Ilirjani, Pandi…e ata janë larg, shumë larg fizikisht, e kohë pandemie i dashur Nardi, ndaj unë vura një Lule edhe për ta sot.

Që Ti të prehesh i qetë, Miku ynë i Mirë”, shkruan Nathanaili.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img