Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
0kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
31 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

I kthyen tokat në paracela hashashi, Policia operacion në fshatrat e Krujës, 6 të arrestuar, 1 në kërkim (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6 persona kanë rënë në prangat e Policisë në Krujë, pasi tokat në pronësi të tyre i kishin kthyer në paracela të mbjella me hashash. 2 persona të tjerë janë proceduar penalisht dhe 1 është shpallur në kërkim.

Janë vënë në pranga shtetasit Xhavit Brama, banues në Shalqet; Enea Brama (Babë e bir), banues në Shalqet; Ylli Halili, banues në Halil; Xhelal Nuzi, banues në Thumanë; Bernard Nuzi (babë e bir), banues në Thumanë dhe Valentin Lata, banues në Larushk, të cilët akuzohen për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Njëkohësisht ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. N., banues në Thumanë, për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe G. L., banues në Larushk, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim. Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi A. B., dhe po punohet për kapjen e tij.

Gjatë operacionit të Policisë në Njësinë Administrative Thumanë, në fshatrat Shalqet dhe Larushk, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në tokat në pronësi të këtyre shtetasve, kubikë dhe fidanë të dyshuar cananbis satitva.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img