Tashmë Ermaj Fejzullahu përveç karrierës së gjatë muzikore dhe projekteve të reja, komentohet dhe për jetën luksoze që ai bën.
Së fundmi këngëtari ka vendosur që të bëhet me një shtëpi të re. Ai dhe bashkëshortja e tij, Ariana, kanë blerë një super vilë luksoze në një prej lagjeve të reja në Prishtinë.
Ka qenë vetë këngëtari, ai i cili ka publikuar një fotografi të shtëpisë së re të familjes në InstaStory.
Kujtojmë se Ermal Fejzullahu ka edhe një vilë shumë luksoze në Brezovicë, të cilën e ka ndarë me ndjekësit kur ka kaluar pushimet atje.


