Tirana
broken clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.6kmh
75 %
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

“I korruptuari më i madh që vjen nga shteti shqiptar”, avokat Ngjela për Berishën: Ka humbur ekuilibrin nga forca e që po ushtron SHBA kundrejt tij

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Avokati Spartak Ngjela edhe një herë ka komentuar sjelljen e ish kryeministrit Sali Berisha kundrejt SHBA dhe ambasadores Yuri Kim.

Ngjela me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se Berisha është i korruptuari më i madh që vjen nga shteti shqiptar dhe se e ka humbur ekuilibrin nga forca e që po ushtron politika amerikane kundrejt tij.

Sipas Ngjeles, Berisha ka një logjikë fëminore teksa tenton të ‘godasë’ ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim.

“Logjika e Saliut është fëminore. Kundrejt ambasadores amerikane në Tiranë  dhe kundrejt Shteteve të Bashkuara, shohim se Berisha është në të njëjtin regjistër me të gjithë korrupsionin komunist gjatë Luftës së Ftohtë. Krejt e njëjta gjë: por e vjetër ama, dhe; brenda saj, ajo mbetet krejt fëminore si luftë”shkruan Ngjela ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Dalja e ambasadores Yuri Kim në këto ditët e fundit i ka qetësuar shqiptarët që presin reformimin e politikës shqiptare në Tiranë, duke goditur korrupsionin.

l.

Urrejtja e shqiptarëve ndaj të gjithë të korruptuarëve të lartë të shtetit shqiptar, është shumë e madhe. Por shume e madhe është edhe mirënjohja e shqiptarëve kundrejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Prandaj na duhet ta vëmë në dukje se:

Këto janë dy pikat që mbajnë në zhvillimin aktual historinë e sotme të Shqipërisë: urrejtja e shqiptarëve kundrejt të gjithë liderëve politikë të korruptuar në Tiranë; dhe, angazhimi i politikës amerikane për reformën antikorrupsion në Shqipëri.

Il.

Në këtë situatë Berisha, i korruptuari më i madh që vjen nga shteti shqiptar, ka humbur ekuilibrin nga forca e që po ushtron politika amerikane kundrejt tij; dhe prandaj, i trembur, ai po godet ambasadoren  amerikane, sepse ajo është përçuese e politikës amerikane në Tiranë.

Por, logjika e Saliut është fëminore. Kundrejt ambasadores amerikane në Tiranë  dhe kundrejt Shtetrve të Bashkuara, shohim se Berisha është në të njëjtin regjistër me të gjithë korrupsionin komunist gjatë Luftës së Ftohtë. Krejt e njëjta gjë: por e vjetër ama, dhe; brenda saj, ajo mbetet krejt fëminore si luftë.

Dhe Berisha kuptohet se është në degradim të sistemit të tij logjik sa arrin deri në abstraksion jashtë kohor, tek thotë se: “Kur unë të jem kryeministër, nuk do ta pranoj ambasadoren Yuri Kim në zyrën time”.

Por, pyetja që ngrihet këtu është kjo: pa votime dhe me një grusht shteti do të vijë Saliu në pushtet si kryeministër?

Ja kjo është logjika e së vërtetës. Zgjedhjet janë në vitin 2025. (!) Por, degradimi i sistemit logjik të Berishës, kuptohet se është rrjedhojë e frikës së tij.

Kurse ambasadorja Yuri Kim i shkon në Tropojë dhe tallet me Saliun e mjerë dhe të trembur njëherësh. Dhe, jo vetëm kaq, por; në Panairin e Librit në Tiranë, ajo del me romanin e Ernest Hemingueit në dorë; me romanin e tij të famshëm që titullohet: Për Kë Bie Kambana.

Shumë e bukur dhe shumë e gjetur, e tepër shpresëdhënëse për shqiptarët ishte kjo gjetje këtë ditë.

E pra: për kë po bie kambana? Dhe përgjigjja dihet.

Po Saliu, si e priti?

Me broçkulla fëminore, si gjithmonë gjatë këtyre ditëve, kur po i duket se po bisedon me shqiptarët.

Mirë, mirë, por, Kambana po bie kundër tij.

Kjo është koha.

Të presim dhe të shikojmë picirin që po u vjen të korruptuarëve të lartë në Shqipëri.

E pra: përse po bie kambana?

Këtë pyetje ka ngritur Uashingtoni sot në Tiranë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img