Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
75 %
3.6kmh
0 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
17 °
E martë, 28 Mars, 2023

I kishte mbështjellë me çorape, 38-vjeçarja kapet në Kakavijë me 10 pako drogë, udhëtonte nga Berati drejt Athinës

Lajme të ngjashëm

Një 38-vjeçare ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur me një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.

Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se Policia Kufitare e Kakavijës gjatë një kontrolli ka konstuatuar se shtetësja E.V, e cila po udhëtonte me autobusin e linjës Berat-Athinë, kishte me vete 10 pako me lëndë të dyshuar narkotike, në 8 prej të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike heroinë(me peshë totale 4 kg e 160 gramë), ndërsa 2 pako kishin lëndë të dyshuar narkotike kokainë (me peshë totale 780 gramë.)

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Njoftimi i plotë:

Kakavije

Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetase.

Sekuestrohen 8 pako me lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, pas verifikimit të të dhënave në sistemin TIMS, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë pasagjerët e autobusit të linjës Berat-Athinë. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetases E. V., e cila udhëtonte si pasagjere në këtë autobus, është bërë e mundur gjetja e 10 pakove me lëndë të dyshuar narkotike, në 8 prej të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike heroinë(me peshë totale 4 kg e 160 gramë), ndërsa 2 pako kishin lëndë të dyshuar narkotike kokainë (me peshë totale 780 gramë.)

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetases E. V., 38 vjeçe, banuese në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Më shumë