Hapësire reklamuese

Bota

I kishte marrë më shumë se 700 mijë euro, volejbollisti italian zbulon pas 15 vitesh që e dashura e tij nuk ekziston

Shkruar nga Newsbomb
I kishte marrë më shumë se 700 mijë euro, volejbollisti

Një lajm i pabesueshme vjen nga Italia. Volejbollisti Roberto Cazzaniga që ka qenë edhe pjesë e Kombëtares Italisë ka zbuluar mashtrimin që i është bërë prej 15 vitesh nga një femër që i merrte para vazhdimisht. Ai mendonte se ishin në lidhje, por në fakt nuk ishin takuar kurrë.

Cazzaniga ishte i bindur se ai ishte me lidhur me një vajzë të quajtur Maya, një modele e supozuar braziliane dhe kishin folur në telefon disa vite më parë nga një mike e përbashkët e quajtur Manuela. E dashura false përdori fotot e modeles së Victoria Secret, Alessandra Ambrosio për t’u prezantuar. Fytyra dukej e njohur, por pavarësisht kësaj, Cazzaniga  nuk pati asnjë dyshim dhe u zhyt në këtë marrëdhënie në distancë që ka 15 vjet që zgjaste.

Volejbollisti fliste edhe në telefon, por zëri që i përgjigje në fakt ishte nga Valeria, një grua nga Sardenja. Ajo i merrte paratë Cazzaniga me justifikimin se kishte probleme shëndetësore dhe i duhej të kurohej, por edhe kjo ishte një mashtrim i madh. Mediat italiane bëjnë me dije se volejbollisti gjatë këtyre 15 viteve i ka dhënë rreth 700 mijë euro, ndërsa ka marrë edhe kredi.

Ky mashtrim përfundoi vetëm tani, kur lojtari, pasi zbuloi të vërtetën, u bind nga miqtë dhe familjarët e tij të raportonte faktet në Polici. Volejbollisti, i cili me fanellën e Italisë fitoi medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare në vitin 2009 dhe pati një karrierë të gjatë mes Superlegës dhe Serisë A2, përpara se të zbriste në Serinë B këtë vit me Gioia del Colle, është dashur të përballet me realitetin. Dashuria që kishte përjetuar nuk ishte gjë tjetër veçse një mashtrim që zgjati me vite.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll