Hapësire reklamuese

Rajoni

'I kishte kaluar plumbi nga goja pas kokës', rrëfimi prekës i Ramush Haradinajt: Si e gjeta vëllain të vdekur në luftë

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Ramush Haradinaj, dikur ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka rrëfyer për herë të parë se si e ka gjetur të vrarë gjatë luftës vëllanë e tij.

në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, kryeministri ka treguar se e kishin informuar se Luan Haradinaj ishte plagosur nga forcat serbe.

Ai tha se ishte nisur menjëherë për ta ndihmuar të vëllanë dhe për ta nxjerrë në një zonë të sigurtë.

Sipas tij, sapo ka mbërritur në vendin ku ishte lajmëruar se ndodhej i vëllai, e ka parë Luanin të plagosur në kokë, ndërkohë që i rridhte shumë gjak.

Kryeministri  ka rrëfyer se është munduar ta tërheqë nga rripi Luan Haradinajn, teksa ai nuk i përgjigjej thirrjeve të tij.

Më tej ai tregoi se iu desh ta tërhiqte nga këmbët në një pjesë më të sigurtë deri kur ka konstatuar se Luani kishte ndërruar jetë si pasojë e një plage të madhe të shkaktuar në kokë, nga një plumb i kalibrit të madh. "Nuk na kapën plumbat e parë. Diksuh më tha është plagosur Luani. Luani u kthye deri në territor të Shqipërisë, ai ka menduar se jam plagosur unë dhe u kthye në këmbë dhe e kapi një kalibër i madh", ka thënë kryeministri.

Ramush Haradinaj ka treguar gjithashtu se me shumë vështirësi e ka marrë të vëllanë nga vendi ku ishte vrarë drejt territorit të Shqipërisë.

"Jam munduar ta ngrejë, e kapa për rripi, i thërrisja, hej mashkull dhe kur u afrova afër e pashë që e kishte kap një kalibër i madh në gojë, më shumë se kallashnikov. Kur e kam pa që nuk është më gjallë e kam marrë dhe dhe çova nga territori i Shqipërisë", ka thënë Haradinaj.

Për më tepër ndiqni videon!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese