Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

I kërkuar nga drejtësua boshnjake, arrestohet në Morinë 39-vjeçari nga Kosova

Shkruar nga Newsbomb
I kërkuar nga drejtësua boshnjake, arrestohet në Morinë
Dogana e Morinës

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia e Bosnje-Hercegovinës për akuzën e korrupsionit.

Arrestimi i shtetasit me inicialet A. K., banues në Kosovë, u bë në pikën e kalimit kufitar të Morinës, pasi gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Sarajevo, Bosnje Hercegovina.

NCB Sarajevo, ka lëshuar urdhër-arresti për këtë shtetas, për veprën penale “Ryshfet/korrupsion”, parashikuar nga Kodi Penal i Bosnje Hercegovinës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll