Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
4.1kmh
75 %
Pre
26 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

I kërkuar në Itali për trafik droge, denoncimi i PD: I arrestuari djali i policit në detyrë! Endej i lirë prej muajsh në Dibër i pa shqetësuar nga policia lokale

spot_img

Lajme të ngjashëm

4102d75e45d74929d0d62c0f54b06a92

Ish-deputeti i PD Xhemal Gjunkshi ka denoncuar arrestimin e Besmir Vranezit, djalin e policit Qemal Vranezit në Dibër.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai shprehet se pse prej disa muajsh në Dibër, Besmir Vranezi endej i lirë dhe i pa shqetësuar nga policia lokale, deri sa këta të fundit, u detyruan të ekzekutojnë urdhër arrestin e ardhur nga Prokuroria Italiane për “trafikim të lëndëve narkotike” dhe “pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

Sipas Gjunkshit, polici Vranezi vazhdon punën shumë i qetë dhe kjo tregon se ai ka një super mbrojtje nga Partia Socialiste.

Postimi i plotë:

Arrestohet djali i policit në detyrë!

Ngjarja e një dite më parë në Dibër, ku u arrestua Besmir Vranezi nxori zbuluar policinë Vendore të Qarkut Dibër.
35 vjeçari Vranezi është djali i Policit Qemal Vranezi, me detyrë Përgjegjës i Postës së Policisë në Maqellarë.

Edhe pse ishte prej disa muajsh në Dibër , Besmir Vranezi endej i lirë dhe i pa shqetësuar nga policia lokale, deri sa këta të fundit, u detyruan të ekzekutojnë urdhër arrestin e ardhur nga Prokuroria Italiane për “trafikim të lëndëve narkotike” dhe “pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

Fakti që Qemal Vranezi vazhdon punën shumë i qetë tregon se ai ka një super mbrojtje;

Kush qëndron pas babait polic dhe të birit trafikant?

MBROJTJA VJEN NGA KUPOLA DREJTUESE E PARTISË SOCIALISTE NË PUSHTET.

Ata mendojnë dhe punojnë vetëm si ti shërbejnë padronëve të krimit të lidhur me politikën.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img