Hapësire reklamuese

Aktualitet

I kërkuar ndërkombëtarisht për menaxhim të një grupi kriminal, turku me dy identitete arrestohet në Rinas

Shkruar nga Newsbomb
I kërkuar ndërkombëtarisht për menaxhim të një

Një shtetas turk, i kërkuar ndërkombëtarisht për menaxhim të një grupi kriminal me aktivitet në dhënien ndihmë, për kalimin e paligjshëm të kufijve shtetëror është arrestuar në Tiranë.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi - M. T., alias T. N., 47 vjeç, banues në Stamboll, i cili më herët ka  qenë i dënuar në Hungari dhe Gjermani.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Rinas / Vijon bashkëpunimi i pandërprerë ndërmjet Policisë Kufitare, ZQK Interpol Tirana dhe partnerëve europianë.

Arrestohet provizorisht, me qëllim ekstradimin, një shtetas turk, i kërkuar ndërkombëtarisht, për menaxhim të një grupi kriminal me aktivitet në dhënien ndihmë, për kalimin e paligjshëm të kufijve shtetëror.

I arrestuari, i dënuar më parë në Gjermani.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i kontrolleve të shtuara me pajisjet bashkëkohore, dedektuese, analizës së riskut, intervistimit të thelluar dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin, shtetasin turk të kërkuar ndërkombëtarisht:

- M. T., alias T. N., 47 vjeç, banues në Stamboll, pasi Gjykata e Gyor-it, Hungari, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të kufirit dhe menaxhimi i një grupi kriminal”, parashikuar nga Kodi Penal i Hungarisë.

Gjatë verifikimeve, ka rezultuar gjithashtu, se 47-vjeçari ishte i dënuar më parë edhe në Gjermani.

Vijojnë veprimet procedurale, në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, për ekstradimin e këtij shtetasi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.