Hapësire reklamuese

Aktualitet

I kërkuan lejen e daljes por 41-vjeçari iku me vrap! Policët e Durrësit e kapin dhe zbulojnë faktin ‘FUNDOSËS’ (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Një 41-vjeçar në Durrës është ndalur rastësisht nga efektivët e policisë teksa shëtiste pa lejen për dalje.

Mirëpo, 41-vjeçari Verjon Menaj, tentoi t’i shpëtonte policisë duke ikur me vrap. Efektivët nuk kanë hequr dorë, e kanë ndjekur dhe i vunë prangat. Por më pas zbuluan se 41 vjeçari jo thjesht kishte thyer karantinën.

Ai ishte një person i shpallur në kërkim, i dënuar me 15 vite burg për trafikim të miturish dhe falsifikim pasaporte kryer në bashkëpunim.

NJOFTIMI I POLICISË:

Punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Stacionit të Policisë Plazh, duke kontrolluar personat për autorizimin përkatës të lëvizjes, kanë ndaluar shtetasin Verjon Menaj, 41 vjeç, në lagjen nr. 13, Plazh dhe i kanë kërkuar autorizimin e lëvizjes dhe dokumentin e identifikimit, por ai nuk ka pranuar te japë dokument identifikimi dhe është larguar  me vrap. Patrulla është vënë në ndjekje të tij dhe ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimit e 41-vjeçarit në ambientet e Policisë.

Gjatë verifikimit të gjeneraliteteve ka rezultuar se shtetasi Verjon Menaj ishte person në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar me 15 vite, 10 muaj e 27 ditë burgim, për veprat penale “Trafikim i të miturve” dhe “Falsifikimi i pasaportës”, kryer në bashkëpunim.

Po gjatë patrullimeve dhe verifikimeve të personave që shkelin orarin e karantinës,  Patrulla e Përgjithshme e Stacionit të Policisë Plazh ka kapur një tjetër person  të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasin I. P., 31 vjeç, për veprën penale  “Plagosja e lehtë me dashje”. Ky shtetas, më datë 10.04.2020, rreth orës 09:00 në lagjen nr. 13, Durrës, ka goditur me sende të forta shtetasin A. B., 47 vjeç, banues në Durrës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu