Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
Pre
18 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

I kërkuan 10 mijë euro biznesmenit në Bulqizë para se ta qëllonin, arrestohet 32-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

c6699615f5927d390a471649e68e3bc5

Është arrestuar në Tiranë 32-vjeçari i cili kërcënoi me armë biznesmenin Gezim Balla.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Feruzan Shehu. 32 vjeçari më datë 19.06.2020, në vendin e quajtur “Busti i Skënderbeut”, në Fushë Bulqizë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, duke kanosur biznesmenin Gëzim Balla për t’i marrë një shumë parash nëpërmjet shtrëngimit.

Për Feruzan Shehun Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënie pasurie” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Kujtojmë se para se ta qëllonin i kanë kërkuar 10 mijë euro Ballës.

Njoftim i plotë:

Vijon puna për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore që janë shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje”, “Shtrëngimi në anë të kanosjes apo dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Specialistët e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me DVP Dibër, pas një punë hetimore disajavore, bazuar dhe në informacionet e marra për vendndodhjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore të shpallur në kërkim, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat e një pune të mirëorganizuar dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, në rrugën “Mustafa Aranitasi”, në orët e para të mëngjesit të sotëm, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e shtetasit F. Sh., 32 vjeç, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënie pasurie” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Ky shtetas, më datë 19.06.2020, në vendin e quajtur “Busti i Skënderbeut”, në Fushë Bulqizë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, duke kanosur shtetasin G. B., për t’i marrë një shumë parash nëpërmjet shtrëngimit.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër.

Më shumë

spot_img