Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
67 %
1kmh
0 %
Pre
16 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
E premte, 24 Shtator, 2021
spot_img

‘I kërkova llogari për PELËN time’, zbardhet dëshmia e autorit që vrau fqinjin në Gjirokastër

spot_img

Lajme të ngjashëm

d14984cf071776010b43263a44c6d837

Një Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër, ku një 60 vjeçar u vra nga fqinji i tij për motive të dobëta.

60 vjeçari Andrea Xhavara u godit me sende të forta nga fqinji i tij Janaq Koleta, ndërsa e gjithë ngjarja ka ndodhur për një pelë.

Koleta në dëshminë e dhënë në polici është shprehur se nuk ka dashur ta vriste fqinjin, por kishte shkuar t’i kërkonte llogari për humbjen e pelës së tij.

Ai ka thënë se i kishte humbur pela dhe dyshonte se Xhavara e kishte marrë, por ky i fundit e kishte mohuar, ndërsa më pas janë konfliktuar edhe fizikisht.

“E qëllova me shkop në këmbë për ta trembur, ndërsa ai ra dhe u dëmtua në kokë te një shtyllë druri”, ka thënë Koleta para hetuesve.

“Pashë që po i dilte shumë gjak dhe u largova nga paniku”, ka shtuar ai.

Ndërkohë policia po vazhdon hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.

Më shumë

spot_img