Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
3.6kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
26 °
Pre
19 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

I kërkoi Ruçit 1 minutë heshtje për viktimat e 2 prillit, Hajdari sulmon ish-deputetët demokratë: Keni 28 vjet me Ruçin, Islamin e Xhuvelin i bëtë aleatë

spot_img

Lajme të ngjashëm

cf012a065b3a76210ec5d7d0415f721a

Deputetja e PD, Rudina Hajdari ka reaguar pas kritikave nga ish-deputetët demokratë lidhur më kërkesën e saj për një minutë heshtje në Parlament nga Gramoz Ruçi në kujtim të 4 dëshmorëve të 2 prillit.

Hajdari shprehet se nuk ishte fyerje ajo që bëri në Parlament, por një akt dinjitoz për ata që besojnë në vlerat demokratike.

Demokratja nuk ka nguruar të sulmojë ish deputetët demokratë duke thënë se kanë bërë politike për 28 vite me Gramoz Ruçin, ndërkohë që pranuan në grupin e tyr Parlamentar, Kastriot Islami dhe Lufter Xhuvelin.

‘Të kërkosh nderim zyrtar me heshtje në Kuvend për Martirët e Demokracisë nuk është fyerje por akt dinjitoz për ata që besojnë në vlerat demokratike.

Ata që bëjnë sikur e duan shumë të djathtën duhet të kenë parasysh se me Gramoz Ruçin dhe partinë e tij kanë 28 vjet që bëjnë politikë.

Mos të harrojnë historinë se Z. Islami që ishte Kryetar i Kuvendit Komunist e kanë bërë pjesë të grupit parlamentar ndërsa me Lufter Xhuvelin kanë mbajtur koalicion.

Drejtësi duhet të bëhet për Martirët e Demokracisë ashtu siç edhe për dhjetra raste të rënda në Shqipëri të cilat kanë mbetur si gjurma në akull si shkak i politikës 28 vjeçare’, shkruan Hajdari.

 

Më shumë

spot_img